Mbrëmë në një atmosferë festive, me pjesëmarrjen e qindra pjesëmarrësve nga fusha e politikës, biznesit, artit e kulturës, veprimtarë e personalitete të shquara, u bë hapja solemne e kompleksit të ri banesor “Ferizaj i Ri” investim ky që u realizuar nga gjigandi i ekonomisë ferizajase, Kompania “Fitorja” Shpk, me pronar emblemën e të bërit biznes e humanistit Tahir Maloku i cili gjithashtu mbrëmë shënoi 80 vjetorin e lindjes, ku mes emocionesh, një atmosfere fantastike u shënua ky përvjetor jubilar.
Nga Komuna e Ferizajt në këtë ngjarje morën pjesë Shefi i Kabinetit të Kryetarit, Albion Sherifi si dhe drejtorët e drejtorive komunale Afrim Llabjani, Alberton Sahiti dhe Balton Dërguti. Drejtori Llabjani uroi kompaninë “Fitorja” në këtë solemnitet duke u shprehur se kjo kompani dhe udhëheqja e saj, ishin gjithmonë pranë qytetarëve edhe në kohërat më të vështira, edhe në mbështetje të luftës çlirimtare si dhe pas luftës duke qenë faktor i rëndësishëm e promotor i zhvillimit ekonomik lokal e më gjerë.