
Kryetari Svarqa tha se shkaqet e migrimit janë të shumta dhe se ky fenomen është kompleks. Ai përmendi varfërinë, mungesën e vendeve të punës, synimet e të rinjve për të pasur një jetesë më të mirë, punën jolegale të qarqeve e individëve që ndërmjetësojnë për të pamundësuar migrimin përmes kanaleve ilegale, zvarritjen e ndërtimit të institucioneve qendrore etj, si shkaqet më të shpeshta që e kanë rritur pakënaqësinë dhe humbjen e shpresës tek një pjesë e popullatës.
Shkaqe të ngjashme përmendën edhe pjesëmarrësit e diskutimit, duke shtuar se janë edhe disa dukuri të tjera, si politikat klienteliste, nepotiste, animet partiake gjatë punësimit etj.
Përfaqësues të fshatrave thanë se janë dhjetëra banorë, kryesisht të rinj, që po e braktisin Kosovën, ndërsa ata ndihen të pafuqishëm për t’i këshilluar që të heqin dorë nga ky qëllim.
Komuna e Ferizajt, e përkrahur nga Zyra e OSBE-së në Gjilan, organizoi sot një diskutim me udhëheqësit e fshatrave të kësaj komune rreth përmasave të migrimit, shkaqeve dhe pasojave të mundshme.