Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, në bashkëpunim me Klubin Alpin “Prishtina” në bashkëorganizim me alpinisin ferizajas Besnik Reka, këtë të shtunë kanë zhvilluar një aktivitet shumë interesant për bashkatdhetarët lëshimin me litarë nga objekti i Komunës së Ferizajt.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, drejtues të klubit Alpin “Prishtina”, alpinistë nga Ferizaj, por edhe qytetarë të shumtë.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ka paraparë edhe një sërë aktivitetesh me rastin e ardhjës së bashkatdhetarve ku me 24 Dhjetor 2023 ora 10:00 organizohet vizite vendeve turistike në komunën e Ferizajt dhe ecje e shkurte malore(Hiking), ku drejtoria ka siguruar transportin, ndërsa vizitat do të shoqërohen nga Shoqata Bjeshkatare Alpine “Lybeteni ne Ferizaj”. Poashtu me 27 Dhjetor 2023 do te mbahet tryeze me Diasporën me qëllim të informimit për mundësitë potenciale ekonomike qe ofron komuna e Ferizajt. Tryeza do te mbahet në Hotel “Rubis” në Ferizaj në ora 10:00.