Dikush ka menduar që këtë zonë malore ta shndërroj në vend për zhvillimin e turizmit rural, shumë pak i zhvilluar në vendin tonë. Komisioni Evropian përmes organizatës Care Internacional ka filluar të implementojë projektin e zhvillimit të turizmit rural, i cili do t’u sjell përfitime banorëve lokalë dhe do të krijojë kushte të mira për akomodimin e vizitorëve në këtë vend e bashkë me të edhe zhvillimin e një sërë aktivitetesh sportive dhe rekreative.
Përfaqësuesi I fshatit Jezerc Nazmi Hajdari ka thënë se Jezerci ka hapur dyert për të zbuluar një thesar të pazbuluar të turizmit rural dhe për këtë qëllim dhe ka formuar Qendrën për Zhvillimin e Turizmit Rural që udhëhiqet nga njerëz të këtij vendi, ndërsa prapa tyre qëndrojnë 53 ekonomi familjare të gatshme për të ofruar dhoma banimi, të përgatisin ushqime tradicionale dhe të ofrojnë bujarinë dhe mikpritjen shqiptare.Ai ka folur edhe për resurset dhe natyrën të cilën e ofron fshati Jezerc.
"Relievi i Jezercit ofron kushte të mira për argëtim me biçikletë, natyra me male dhe livadhe të shumëta e kroje japin mundësi marrshimi në shtigje të gjata dhe të shkurtëra. Natyra ofron edhe mundësi argëtimi me fluturake aeronautike, ofron mundësi edhe për alpinizmin, kalërimin, gjuetinë, peshkimin, skijimin dhe tjera" ka thënë Hajdari.
Ndërsa ,kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli ka falënderuar investitorët që u ofruan këtë projekt me vlerë jezercasve.
"Jezerci ofron vërtet vende jashtëzakonisht vende të bukura, vende me histori të bujshme. Si kryetar komune jam munduar të bëj diçka për Jezercin, kemi bërë rrugën në fillim, për të lehtësuar jetën banorëve dhe për zhvillimin e turizmit. Do të mundohemi që infrastrukturën ta kompletojmë në këtë fshat dhe më gjerë. Këto anë janë vende që meritojnë të vizitohen dhe të zhvillohet turizm" ka thënë Xhemajli.
"Jezercasit do të jenë ata që do të rikthehen këtu, por do të jenë shumë tjerë që do të vijnë këtu siç kanë bërë disa me ndërtimin e shtëpizave vikendi" ka shprehur besimin e tij, kryetari i Ferizajt.
Nga ana tjetër Albertina Binaku nga organizata Care ka thënë se turizmi rural përbën një risi, ndërsa si organizatë ka thënë se do të ofrojnë ndihmë për zhvillimin e mëtejmë të tij në Jezerc. Ajo shorehu besimin se pas kësaj dite shujë njerëz do të kontaktojnë asociacionin e këtij fshati dhe do të kenë mundësi të kalojnë vikendet në këtë mabinet të bukur.
Projekti është finansuar nga Komisioni Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse në Prishitnë. Objektivi i KE-së ka qenë që të eksplorohen vendet me potenciale për zhvillimin e turizmit rural. Projeti i Jezercit vie pas atij të realizuar në Novobërdë dhe Laç të komunës së Hanit të Elezit.
Në Jezercin e thellë malor të komunës së Ferizaj, ka filluar të zhvillohet turizmi rural, fshat ky cili ka resurse të mëdha për zhvillimin e turizmit.