Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryetari Komunës, Statutit të Komunës dhe rregulloreve komunale për transparencen, si dhe me qëllim të përfshirjes në proceset cilësore të vendimarrjes, Kryetari i Komunës, Bajrush Xhemaili, fton qytetarët e Komunës së Ferizajt, shoqërinë civile dhe grupet e fokusit në:
TUBIM-DEBAT PUBLIK
I cili do të mbahet më datë 15 korrik 2009 ( e enjte), në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, në objektin ë Komunës së Ferizajt.
Rendi i ditës i tubimit do të jetë:
1. Njoftim me zhvillimet në Komunë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2010
2. Seancë Dëgjimore Publike rreth hartimit të Projekt-Buxhetit për vitin 2011 dhe Planit Afatmesëm Buxhetor 2011-2013
Pjsemarrja e Juaj, të dashur bashkëqytetarë, do të jetë në funksion të dhënies së ideve e propozimeve për hartimin sa më cilësor të projekteve zhvillimore për Komunën e Ferizajt dhe do të jetë mundësi që ju të jeni ata që do të vendosni për të ardhmen Tuaj.
Me respekt, Bajrush Xhemaili, Kryetar i Komunës
Njoftim me zhvillimet në Komunë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2010
Seancë Dëgjimore Publike rreth hartimit të Projekt-Buxhetit për vitin 2011 dhe Planit Afatmesëm Buxhetor 2011-2013