Maturantët të cilët nuk kanë pasur sukses në testin e parë të maturës një gjë të tillë do ta bëjnë edhe me 27 gusht. Kështu është bërë e ditur në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Ferizaj. Sipas të parit të kësaj Drejtorie Agim Berishës këtyre ditëve po punohet mjaft shumë në përgatitjet që po bëhen për afatin e dytë të testit të maturës.”Po mundohemi që gjithçka të jetë në vendin e vet. Jemi duke siguruar edhe hapsirat e përshtashme dhe besoj që ato lëshmet ose boshllëqet që kanë ndodhur në testin e parë të mos përsëriten në testin e dytë”, ka thënë drejtori Berisha, ndërkaq ka shtuar se edhe ministria e Arsimit do të veprojë në të njejtën mënyrë dhe që të angazhohen që të eliminohen të gjitha të metat dhe boshlleqët nga testi i parë.
Por , pavarsisht gjithë kësaj , zyrtar komunal të arsimit , shpresojnë shumë se maturantët të vinë të përgatitur dhe të arrinë suksese në afatin e gushtit.”Maturantët duhet të vinë më të përgatitur, konisderoj se duhet të vinë të përgatitur nëse duan ta kalojnë testin. Problem është se në testin e maturës vazhdimisht , ka edhe një numër të maturantëve që nga vitet 2004-2005 të cilët nuk e kanë kaluar këtë test dhe kjo ulë shkallën e kalueshmërisë , por, edhe shtohet si numër që hynë në testin e maturës” , tha drejtori Berisha .
Në testin e parë të maturës shtetërore ,vetëm 34.06% e maturantëve arritën rezultate pozitive në komunën e Ferizajt. Këtij testi me 31 gusht do t’i nënshtrohen rreth 60 për qind e atyre që nuk e kanë përfunduar me sukses këtë test.
Drejtoria e Arsimit , po mundohet që gjithçka të shkoj mirë dhe mbarë gjatë këtij testi.