Me dhembje të madhe, morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të punonjësit shumëvjeçar të shërbimeve sociale në Ferizaj, Mërgim Sojeva.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit, ngushëllon familjen Sojeva, miqtë, dashamirët e kolegët e të ndjerit.
“Më pikëlloi pa masë, lajmi për ndarjen nga jeta të punonjësit të dalluar të shërbimit social, udhëheqësit të skemës sociale në Qendrën për Punë Sociale, Mërgim Sojeva. I trishtueshēm ky lajm, që pllaksoi mërzi në mesin e familjes, të njohurve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit. Mërgim Sojevën do ta mbajmë mend gjithmonë si shpresën e më nevojtarëve, punëtorin shembull e prindin e përkushtuar. U prehtë në paqe e dritë pastë shpirti i tij. Ngushëllime familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit” mbyllet telegrami i ngushëllimit.