Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të juristit të dalluar në gjithë gjeografinë shqiptare, ish Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, ish Kryetarit të Gjykatës Komunale të Ferizajt, drejtuesit të institucioneve gjyqësore lokale e qendrore, autorit të punimeve shkencore në fushën juridike, ekspertit juridik që shërbeu në vendimmarrjen publike në ngritjen e forcimin e institucioneve të Kosovës, bashkëqytetarit tonë, Rexhep Haxhimusa.
Rexhep Haxhimusa paraqet një shembull të përkushtimit profesional, gjersa vepra e tij mbetet trashëgimi e çmuar ndër breza në fushën e drejtësisë. Sistemi ynë juridik humbi sot, një nga emrat më të shquar të tij, duke lënë veprën e tij testament të punës me përkushtim profesional.
Ngushëllime të sinqerta familjes Haxhimusa, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. U prehtë në paqe, shpirti i tij!