Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësueses në pension, mësueses së parë nga fshati Komogllavë, Feride Selimi Ramadani.
Me këtë rast, përmes telegramit Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Selimi-Ramadani, kolegëve të arsimit, miqve e të njohurve të të ndjerës.
“Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësueses së dalluar znj. Feride Selimi Ramadani, mësueses që në karrierën e arsimit ferizajas dha kontributin e saj të çmueshëm në shkollat e fshatit si në Komogllavë, Slivovë, Lloshkobare e deri në pensionim më pas në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj. Vepra e kontributi i saj për arsimin ferizajas do të mbetet vlerë e çmuar e gjurmë e pashlyeshme në mbamendjen e brezave. Ngushëllime të sinqerta familjes Selimi-Ramadani, kolegëve të arsimit, miqve e të njohurve të të ndjerës. U prehtë në paqe shpirti i saj” mbyllet telegrami i ngushëllimit.