Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Medi Selmani.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit i shpreh ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me dhembje e pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Medi Selmani. Vepra e kontributi i tij për lirinë e Kosovës do të mbeten të pavdekshme e frymëzim për brezat e rinj. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit” mbyllet telegrami i ngushëllimit.