Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të edukatores në Kopshtin “Ardhmëria jonë”, Xhemadije Reka Reçica.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Reka-Reçica, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjeres.
“Me dhembje e pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të edukatores në Kopshtin “Ardhmëria jonë”, Xhemadije Reka Reçica. Kontributi i saj dekadësh në arsimin ferizajas do të mbetet vlerë e çmueshme. Ngushëllime familjes, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjeres! Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj” mbyllet telegrami i ngushëllimit.