Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëqytetarit tonë, Naim Qorolli.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit i shpreh ngushëllime familjes Qorolli, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit!
“Me dhembje e pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Qorolli. Vepra e kontributi i tij duke qenë pjesë e luftës për çlirim, do të jetojnë ndër breza si frymëzim e trashëgimi e pasur për të gjithë ne. Ngushëllime familjes Qorolli, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit! U prehtë në paqe, shpirti i tij!” mbyllet telegrami i ngushëllimit.