Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, profesorit të respektuar, Skender Lamaxhema.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Lamaxhema, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me dhembje e pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të respektuar, bashkëqytetarit tonë nga familje e vjetër në Ferizaj, Skender Lamaxhema. Vepra e kontributi i tij, do të mbeten trashëgimi e pasur ndër breza. Ngushëllime të sinqerta familjes Lamaxhema, miqve e të njohurve të të ndjerit. Shpirti i tij pushoftë në parajsën e paskaj” mbyllet telegrami i ngushëllimit.