Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit shembullor, ikonës së përpjekjes e pasionantit të sportit, Bahri Shemsedini.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu, i pikëlluar, përmes telegramit, ngushëllon familjen Shemsedini.
“Sot na la përgjithmonë, mbylli sytë veterani i arsimit që ishte kristali i pastër i mësimdhënësit në sytë e mijëra nxënësve. Sot i tha lamtumirë familjes, shoqërisë e Ferizajt, i palodhuri, kurdoherë energjiku e pasionanti dekadësh i sportit në Ferizaj, Bahri Shemsedini. Ai la pas vetes veprat e kujtimet më të mira, shembujt më të shkëlqyer e qytetarinë më të çmuar. Ngushëllime familjes Shemsedini, miqve e të njohurve të të ndjerit. Bahri Shemsedini e vepra e tij, gjatë do të rrezatoj nënqiellin e Ferizajt” përfundon telegramin e ngushëllimit i pari i Ferizajt, Agim Aliu.