Dita e fundit e vitit, nisi sot me lajmin e dhembshëm, me pikëllimin për ndarjen nga jeta të veprimtarit politik, ish anëtarit të Kuvendit të Komunës dhe bartësit të funksioneve të shumta në institucione Muhamet Çerkini.
Janë të pafuqishme fjalët për të përshkruar forcën e dhembjes e pikëllimit që ka goditur çdo ferizajas që e njohu e bashkëpunoi me të ndjerin.
Muhamet Çerkini do të mbetet me veprën e tij në kujtesën e ferizajasve për urtësinë e tij, profesionalizmin e virtytet më të ndritura që e shquan jetën e tij personale e profesionale.
Ngushëllime të sinqerta familjes Çerkini, bashkëveprimtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit! Shpirti i tij u prehtë në paqen e paskaj!