Mëngjesi çeli sot, me lajmin e rëndë se nga kjo botë u nda, ish drejtori komunal dhe bartësi shumëvjeçar i shumë funksioneve në Ministrinë e Financave, bashkëqytetari ynë, Naim Baftiu.
I ndjeri me jetën e veprën e tij, dha shembullin e përkushtimit profesional në kryerjen e detyrave shtetërore që iu ngarkuan, duke lënë prapa vetes, një shembëlltyrë krenarie për Ferizajn, ferizajasit, familjen e tij, miqtë e bashkëpunëtorët.
Familje e respektuar Baftiu, mbahuni të fortë në këtë moment dhembjeje e pikëllimi, familjari juaj me vlerat e veprën që përfaqësonte, do të mbetet kujtim gjurmëlënës në mbamendjen e gjithë shoqërisë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Baftiu, miqve, shokëve, bashkëpunëtorëve dhe të njohurve të të ndjerit. Pushoftë në paqen e paskaj, shpirti i tij!