Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit atdhetar, ish të burgosurit politik, anëtarit të ish Këshillit Komunal të Financimit, veteranit të arsimit, botuesit, bashkëqytetarit tonë Njazi Hajdari.
Janë të rënda momentet e ndarjes nga jeta të personaliteteve që kombit e shoqërisë i dhanë vitet më të çmueshme, për idealin e lirisë. Njaziu gjithë jetën e tij, nuk rreshti së qenuri pishtar i arsimit e fanar i lirisë, ku sakrifikoi rëndë në burgje e përndjekje për lirinë që sot gëzojmë. Vepra e kontributi i tij, dhënë për lirinë, shtetësinë e shoqërinë, do të mbesin të pashlyeshme në mbamendjen shoqërore.
Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Hajdari, miqve, bashkëpunëtorëve të të ndjerit!
Shpirti i tij u prehtë në paqe!