Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëqytetarit tonë, Murat Uksmajli.
Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Uksmajli, bashkëveprimtarëve, bashkëluftëtarëve e të gjithë të njohurve të të ndjerit.
“Me pikëllim, mora lajmin se u nda nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëqytetari ynë, Murat Uksmajli. Ngushëllime të sinqerta familjes Uksmajli, bashkëveprimtarëve, bashkëluftëtarëve e të gjithë të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës” mbyllet telegrami i ngushëllimit.