Me dhembje të madhe, mora lajmin se pushoi së rrahuri zemra e mësuesit tim, burrit që gjithë jetën e tij, veç mirësi e dinjitet rrezatonte, të pazëvendësueshmit, familjarit të përkushtuar, shembullit të mishërimit mes profesionales e njerëzores, mësuesit Fehmi Sadiku.
Kjo lamtumirë e tij, lë zbrazti për familjen, për miqtë e bashkëpunëtorët, për kolegët e tij, për ne, breza të nxënësve që morëm, dijen, atdhedashurinë, vlerat më fisnike nga puna e tij e çmueshme, puna e tij që respektohet e para së cilës përkulemi me nderim të gjithë ne, nxënësit e tij.
Mësuesi Fehmi, la prapa vetes kujtimet që rrënjë të thella kanë në kujtesën e shoqërisë, në trashëgiminë e dijes tek brezat, në shembullin e njerëzores që na la pas vetes.
Lamtumira është e rëndë! Dhembja e pikëllimi, kanë pllakosur këtë ftohtësi stine e zemre.
Lamtumirë Mësues Fehmi!
Shpirti yt i mirë, qoftë yll ndriçues në parajsën e paskaj!
Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Sadiku, miqve, kolegëve, bashkëpunëtorëve, ish-nxënësve dhe të gjithë të njohurve të të ndjerit!