Me pikëllim të madh, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të dalluar në pension, nga të parët e kulturës fizike në Ferizaj, Basri Heta.
Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Heta, kolegëve, komunitetit sportiv, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Pikëllues lajmin për ndarjen nga jeta të njërit nga më të devotshmit e të hershmit edukator sportiv në Ferizaj, mësimdhënësit të dalluar në pension, Basri Heta. Ai na dha lamtumirën, por kujtimet e vepra e tij, do të mbeten gjatë në kujtesën e gjeneratave që dolën nga duart e tij e përkushtimi i tij i veçantë në arsimin ferizajas. Qoftë i parajsës shpirti i tij fisnik, ngushëllime të sinqerta familjes Heta, kolegëve,komunitetit sportiv, miqve e të njohurve të të ndjerit” mbyllet telegrami i ngushëllimit.