Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të qytetarit shembullor, ekonomistit të dalluar, drejtorit të disa bankave në Ferizaj, shërbimit tatimor dhe hotelierisë “Luboten”, të papërsëritshmit, z. Nazmi Dushi.
Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Dushi, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të të veçantit qytetar ferizajas, urtakut e të dalluarit ekonomist, drejtorit të shërbimit tatimor, hotelierisë “Luboten” dhe disa bankave në Ferizaj, Nazmi Dushi. Lamtumirën sot na dha një personalitet që ndriste e lartësonte emrin e qytetit tonë, një prind i përkushtuar e një zotëri i rrallë. Ngushëllime të sinqerta familjes Dushi, miqve e të njohurve të të ndjerit. Dritë pastë shpirti i tij fisnik” mbyllet telegrami i ngushëllimit.