Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ndërmarrësit ferizajas, inxhinierit të makinerisë, Fehmi Avdiu.
Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Avdiu, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të inxhinierit, ndërmarrësit ferizajas, Fehmi Avdiu. Ngushëllime të sinqerta familjes Avdiu, miqve e të njohurve të të ndjerit. Pushoftë në paqen e paskajshme shpirti i tij” mbyllet telegrami i ngushëllimit.