I dhembshëm lajmi për ndarjen nga jeta të ferizajasit shembullor, që e personifikon shpirtin human, ndërmarrësit model, pronarit të kompanisë së suksesshme “Gani Rosha”, bashkëqytetarit që ndonëse punoi në mërgim për shumë vite, bashkëjetoi e kontriboi për vendin e tij, kontributdhënësit të jashtëzakonshëm për luftën çlirimtare për të cilën përveç ndihmës materiale për furnizime, në radhët e gjata të luftëtarëve të lirisë u radhit edhe i biri i tij, veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Gani Reshani.
Vepra e tij mbetet trashëgimi e ndritur për brezat që vijnë. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij e veprat e të ndjerit.
Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Reshani, miqve e të njohurve të të ndjerit!
Dritë pastë shpirti i tij fisnik!