Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Neredimes, Ali Ismajli.
Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës, Agim Aliu ngushëllon familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe gjithë të njohurit e tê ndjerit.
“Lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe luftëtarit të UÇK-së, Ali Ismajli na pikëlloi të gjithëve. Sakrifica e vepra e tij për lirinë mbeten të skalitura si trashëgimi për brezat. Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës” mbyllet telegrami i ngushëllimit.