Me dhembje, morëm lajmin se kësaj bote i dha lamtumirën, artisti i përmasave kombëtare, kompozitori i mirënjohur, një nga mbështetësit e ditëve të para dhe lartësuesit artistik të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” në Ferizaj si dhe Festivalit “Kosovarja Këndon”, profesori i nderuar, Fahri Beqiri.
Ferizaj humbi një nga artistët që i dha shumë, përmbi katër dekada, kulturës ferizajase, gjersa bota shqiptare humbi kompozitorin e çmueshëm, muzikës që të gjithëve na bënë krenarë e që ka autorësinë e tij.
Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Beqiri, komunitetit të artistëve, kolegëve dhe gjithë të njohurve të të ndjerit.
Dritë pastë shpirti i tij fisnik!