Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të qytetarit të dalluar, rrobaqepësit shumëvjeçar, Reshat Azemi.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e Bacës Reshat, qytetarit shembullor e zanatlisë së moçëm të Ferizajt, ndër të parët rrobaqepës ferizajas. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë miqve e të njohurve të të ndjerit” mbyllet telegrami i ngushëllimit.