Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zonjës së rrallë, qytetares shembullore, personalitetit që përmes ekranit përcolli gjithmonë energji pozitive, autores së disa librave mbi kuzhinën shqiptare, ferizajases Fikrije Gagica Ukelli – Ceka.
Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes këtij telegrami i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerës.
“Sot, me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gruas që personifikon energjinë pozitive, zonjës së rrallë mes nesh, personalitetit që i dha ekranit e përmes tij, mijëra shikuesve, shijen e kulturën e gatimit të kuzhinës shqiptare, qytetares shembullor e autores së disa librave për kuzhinën shqiptare, bashkëqytetares sonë, Fikrije Gagica Ukelli. Familja humbi të shtrenjtën familjare, Ferizaj e gjithë Kosova humbi zonjën shumë të dashur e energjiplotë. Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerës. Dritë pastë shpirti i saj!” mbyllet telegrami i ngushëllimit.