Lajmin për ndarjen nga jeta të ish mësimdhënësit dhe ish Kryetarit të Këshillit të Prindërve në Ferizaj, Nazim Hoxha, na ka pikëlluar të gjithëve, me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit, i shpreh ngushëllime familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“E nderuara familje Hoxha. Pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, mësimdhënësit në pension dhe ish kryetarit të Këshillit të Prindërve në Ferizaj, Nazim Hoxha. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe veprat e mira që la pas vetes” mbyllet telegrami i ngushëllimit.