Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit, veteranit të arsimit, qytetarit shembullor, rrëfimtarit për të kaluarën historike të qytetit tonë, Ibrahim Hyseni (Goga).
Vepra që la pas, ndër të cilën pa botuar edhe monografinë e shkollës “Tefik Çanga” për të cilën u takuam ditë më parë, fisnikëria e tij e kontributi i shumëfishtë në arsim, art e kulturë e bëjnë të pavdekshëm bashkëqytetarin tonë, plakun e urtë e qytetarin respektplotë, të rrallin mes nesh, Ibrahim Hyseni (Goga).
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit!
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!