Me dhembje në zemër, trishtueshëm mora lajmin për ndarjen nga jeta të plakut të urtë e fisnik, babait që Kosovës i dha birin e tij, Heroin e Kosovës – Driton Islami.
Baci Kadri sot u shua, për të lënë pas vetes, shembullin e rrallë sesi familja e vetja sakrifikohet për atdheun, mësim që brezave do t’i shërbej për të parë qartë, rrugën tonë për farkëtimin e lirisë.
Sot sytë e zemra e tij pushoi së rrahuri, por asnjëherë nuk shuhet kujtimi e vepra monumentale për atdhe e komb që dha familja e tij, më e shtrenjta familje dëshmori.
Ngushëllime të sinqerta familjes, shoqatës së familjeve të Dëshmorëve të Kombit, miqve e të njohurve të të ndjerit.
Dritë pastë sa të jetë jeta, shpirti e kujtimi i tij!