Ministri Hoxhaj, ka bërë të ditur me këtë rast se edhe këtë vit Ministria e Arsimit ka siguruar tekstet falas për nivelin fillor dhe atë të mesën të ulët.
“Nga këtu dua që t’i përcjelli informatën çdo prindi në Republikën e Kosovës se sivjet për 360 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën janë siguruar tekstet falas
Më pasatj Ministri Hoxhaj vizitoi disa familje ferizajase, të cilat kanë më shumë fëmijë në shkollimin e detyruar. Famija Ademi, ishte ajo qe kishte rastin ta priste ministrin Hoxhaj. Emrush Ademi, i cili ka 4 fëmijë, prej tyre 3 vijojnë mësimin, ka thënë se e ndien veten shumë mirë, që qeverisa po interesohen për sigurim të teksteve për të gjithë fëmijët. “Nuk kam pasur mundësi t’i blej tekstet. Jam edhe i sëmurë dhe nuk kam mundësi as të punësohem. Kjo është shumë ndihmes për mua dhe për popullin”, ka thënë Ademi.
Ministri Hoxhaj, me këtë rast ka ftuar të gjitha familjet në Republikën e Kosovës që tekstet shkollore mos ti blejnë sepse ato janë falas. Hoxhaj ka thënë se tekstet deri më tani janë shpërndarë në shumicën e komunave të Kosovës. “Ardhmëria e këtij vendi është shumë e sigurt në atë moment kur edhe më shumë mbështetet sistemi jonë arsimor dhe mbi të gjitha kur shkollat tona janë pjesë të familjeve”, ka thënë Hoxhaj, duke falenderuar familjen Ademi për mikëpritjen që i bënë.
Për më tepër ministri Hoxha ka ftuar të gjitha familjet e Republikës së Kosovës që kanë nxënës në këto nivele shkollimi, mos t’i blejnë tekstet, sepse ato do t’ u shpërndahen në shkolla ku ata ndjekin mësimet.
”Ardhmëria e këtij vendi është shumë e sigurt edhe në atë moment kur mbështetet më shumë sistemi ynë arsimor dhe mbi të gjitha, kur shkollat tona janë pjesë e familjeve, janë pjesë e prindërve”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërkaq edhe prindërit kanë folur për lehtësirat që u janë krijuar nga ky projekt që do të ndikojë në buxhetin familjar.