Teatri i Tetovës rrëmben numrin më të madh të çmimeve
27/10/2014 00:00
Shfaqja e Tetarit të Tetovës "Vdekja aksidentale e një anarkisti" e Dario Fo, në regji të Kushtrim Bekteshit, mori çmimin e shfaqjes më të mirë të Festivalit.
Juria profesionale në përbërje, Agim Sopi, Igballe Qena, Agron Shala, Bardh Frangu dhe Mevlan Saraqi, ndanë edhe shpërblimet tjera.
Aktori më i mirë i festivalit u shpall, Adrian Aziri nga Tetova, i cili rrëmbeu çmimin "Ismajl Rama" për rolin e tij kompleks në shfaqjen " Vdekja aksidentale e një anarkisti".Këtij iu nda edhe çmimi i gazetarëve për rolin më të mirë, të cilin e ndanë Klubi i Gazetarëve "Haki Braha " i Ferizajt.
Aktorja më e mirë e festivalit u shpall Linda Kosumoviç, e cila mori çmimin "Adriana" për rolin e saj në shfaqjen "Ekspozita" e Tetarit Dodona.
Regjisori më i mirë i festivalit u shpall Dimitar Elenov, për regjinë në shfaqjen Dramës Shqipe të Kumanovës "Darka e Budallenjve" të Frensis Veber. Ndërsa, Teuta Ajdini, mori çmimin për rolin më të mirë episodik në shfaqjen "Personi i Dyshimt", Zamira Kida nga Teatri "A.Z Cajupi" i Korçës, mori çmimin për rolin dytësor më të mirë dhe aktorët Bujar Ahmeti dhe Arsim Fazliu, ndanë çmimin për rolin e dytësor të mashkulllit.
Në natë e fundit të Festivalit, në program ishte shfaqja "Departamenti AP" i Teatrit "Ardiana" nga Ferizaj dhe Teatrit "Skampa" nga Elbasani, në regji të Adonis Filipit. Ajo që vlen të përmendet si e veçantë e këtij festivali ishte numri i madh i shikuesve.
Sipas organizatorit, gjatë këtyre shtatë ditëve pjesëmarrja e shikuesve ka qenë rekorde dhe i ka kaluar të gjitha parashikimet.
U tha se mbi 3000 shikues i kanë përcjell këto shfaqje, ndërsa në natën e fundit pothuajse ka qenë i barabartë numri i atyre që kanë qenë brenda dhe atyre që kanë pritur jashtë për të siguruar një vend në sallën e teatrit. Këtë aspekt e vuri në dukje edhe përfaqësuesi i jurisë, Bradhë Frangu, i cili në paraqitjen e tij u pajtua se publiku ferizajas e meriton çmimin e parë.
Në përmbyllje të këtij edicioni, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka vënë në dukje se ky edicion shikuesit ferizajas dhe jo vetëm atij i ka ofruar një larushi temash, motivesh, qasjesh dhe interpretimesh teatrore.
" Dua të besoj se ky festival ashtu si edhe 43 të tjerë para tij, ka qenë një festë për dashamirët e tetarit. Ferizaj, tashmë mund të krenohet me një traditë të pasur teatrore, të filluar që në vitin 1943, me nismën e mësuesit elbasanas, Hasan Dylgjeri dhe të pasuruar nga aktorë e regjisorë që kanë bërë emër në shkallë vendi dhe më tej. Kujtojmë Katarina Josipin, Matej Sereqin, Fadil Hysajn, Agim Sopin, Ismajl Ramën, Misret Halilin e të tjerë. Janë këta vetëm pak emra në vargun e gjatë të krijuesve, artistëve dhe veprimtarëve që e kanë mbajtur gjallë, i kanë dhënë kahun dhe e kanë krijuar fytyrën e jetës teatrore në Ferizaj në këto 70 vjet traditë" ka thënë Svarqa.
Ai më tej ka falënderuar regjisorë t dhe dramaturgët pjesëmarrës në kë të eveniment kulturorë .
“Unë gjej rastin t’ju shpreh mirë njohjen time të thellë gjithë atyre aktorë ve, regjisorë ve, dramaturgë ve dhe veprimtarë ve të kulturës të cilët e shkrinë tërë energjinë e vet krijuese, për mbijetesë n e jetës teatrore, edhe athë re kur kjo gjë dukej tepë r e vë shtirë , madje e pamundur. Pjesë e pandashme dhe emblematike e kë saj jetë teatrore, përgjatë katër dekada e gjysmë , është edhe ky festival , i cili i ka bërë të mundur shikuesit ferizajas dhe atij kosovar, të njihen në Kosovë dhe jashtë saj”, tha Svarqa.
Ai ka shtuar se kënaqësia më e madhe tashmë është pjesëmarrja në këtë festival e trupave teatrore nga të gjitha trojet e banuara me shqiptarë , duke gërshetuar qasje, shkolla, vlera dhe përvoja të ndryshme. Kjo traditë që po vazhdon prej vitesh, besoj se do të ketë ngjallur kureshtjen jo vetë m të shikuesve të thjeshtë de dashamirësve të tetarit.
“Të shohë sh Brenda një jave vlera aktuale teatrore që krijohen në Korcë , Kumanovë , Tetovë , Prishtinë , Gjakovë , Ferizaj e Shkup e Elbsan, besoj se përbën një rast të jashtëzakonshëm edhe për ata që merren profesionalisht me tetarin dhe me kulturën në përgjithësi. Duke shpresuar që vlerat gjithnjë e më të mira të kë tij festivali, në pasurimin dhe përparimin e tij në hap me rrjedhat bashkë kohore të kësaj fushe, dua të uroj dhe të përgëzojë edhe një herë publikun, aktorët, regjisorët , dramaturgët, jurinë, organizatorin dhe të gjithë ata që mundësuan mbarëvajtjen e kësaj feste”, ka përfunduar Svarqa.
Festivali i sivjem i Teatrove të Kosovës, në konkurrencë ka pasur shtatë shfaqje zhanresh të ndryshme. Festivalin gjatë tërë kësaj kohe e kanë përcjellur edhe shumë aktivitete kulturore, duke filluar nga debatet, ekspozitat me punime artistike e deri te mbrëmjet muzikore. Deri në edicioni jubilar të 45 -in i cili pritet të mbahet vitin e ardhshme ferizajasit, por jo vetëm ata, do të jetojnë me këtë ngjarje e cila tashmë tradicionale po lë gjurmë në kulturën kombëtare në përgjithësi.
Sonte në Ferizaj ka përfunduar edicioni i 44-të i Festivalit të Teatrove të Kosovës, në të cilin për shtatë ditë rresht në skenë u ngjitën shtatë shfaqje të ardhura nga të gjitha viset shqiptare.