22 vite më parë, djemve e vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i erdhën në krahë, forcat ushtarake amerikane, forcat ushtarake të NATO-së, për ta sjellë lirinë e shtetin e Kosovës. Sot, janë djemtë e vashat e Ushtrisë së Kosovës që shërbejnë krahë forcave amerikane dhe shteteve tjera në misione paqeruajtëse në botë.
Sot, kisha kënaqësinë të prisja në zyrën time, Komandantin e KFOR-it Amerikan në Kampin Ushtarak “Bondsteel”, Kolonelin Derek Adams me bashkëpunëtorët e tij, për të bashkëbiseduar për ecjen tonë përpara, detyrat që ne na takojnë t’i bëjmë dhe ndërveprimin mes nesh.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatët historik të shqiptarëve, gjersa ne u jemi mirënjohës e falënderues përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.