Këtë të martë nga afër janë inspektuar punimet në rrugën “Epopeja e Jezercit”, rrugën që lidh qytetin e Ferizajt me fshatin Varosh, 5 rrugica që lidhin rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, me rrugën “Kadri Zeka” dhe tetë rrugica të tjera që lidhin rrugën “Vëllezërit Gërvalla” me “Emin Duraku”, e punimet për të cilat janë duke u zhvilluar tani.I pari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili është shprehur se rregullimi i rrugës ,“Epopeja e Jezercit”, është projekt dy vjeçar, pasi që është rrugë që shpie deri në Therandë. “Ne si komunë po e kryejmë punën tonë, kemi filluar këtë rrugë ashtu siç jemi marrë vesh me qeverinë dhe po presim që qeveria të na ndihmojë me këtë rrugë sepse nuk është në fuqi të një komune që të shtron mbi 20 kilometra rrugë me këtë cilësi dhe me të gjithë infrastrukturën nëntokësore, por ne po e kryejmë punën tonë “, ka thënë Xhemaili,ndërsa ka theksuar faktin se nëse qeveria nuk ndërrmerr hapa ashtu siç ka premtuar kjo rrugë do të vazhdon të shtrohet pjesë-pjesë edhe në vitin e ardhëshëm që të lidhet me pjesën e rrugës së fshatit Jezerc. Numëri një i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, me këtë rast ka falenderuar qyetarët e rrugës “Epopeja e Jezercit”, të cilët janë shembull se si duhet të sillen qytetarët karshi komunës e cila vërtet po punon për ta. “Ata së pari kanë rrespektuar vetën e pastaj edhe ne, por edhe i kanë lehtësuar punimet që të kryhen sa më shpejt e që nuk është rast që ndodh tek çdo rrugë sepse ka vende ku po na dalin pengesa e të cilat janë apsurde ndonjëherë”, ka thënë Xhemaili.
Nga ana tjetër drejtori i Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, Ardian Ferizi është shprehur se jo vetëm këto rrugë, por edhe shumë rrugë të tjera punimet në të cilat janë duke u zhvilluar e të cilat janë inspektuar nga zyrtarë komunal janë duke u punuar shumë mirë. “Cilësia e rrugëve është shumë më e mirë se që ka qenë më herët por edhe cilësia në punime është duke u rritur vazhdimisht”, ka thënë Ferizi.
Ndërsa banorët e rrugëve të cilat u inspektuan nga zyrtarë komunal, kanë thënë se janë tejet të kënaqur me punimet që janë duke u bërë, pasi që sipas tyre kalimi në ato rrugë ishte bërë i vështirë jo vetëm për automjete por edhe për këmbësorë. Njëri prej tyre Ahmet Sadiku, banor i një lagjeje të Ferizajt, ka thënë se është knaqësi që kanë pasur fatin që rruga e tyre në hyjë në projektet e komunës gjatë këtij viti. “Rruga jonë ka pasur shumë nevojë, siç dihet na skemi mujt me dal as në këmbë”, ka thënë Sadiku.
U bë e ditur se vlera për rrugën “Epopeja e Jezericit”, është rreth 340 mijë euro, në të cilët parashihet, asfaltimi i rrugës, trotuari, kanalizimi fekal dhe atmosferik dhe ndriqimi publik, ndërsa rruga që lidh qytetin e Ferizajt me fshatin Varosh pritet të kushtoj rreth 45 mijë euro, ndërsa shtimi me asfaltimi i 8 rrugicave që lidhin rrugën “Vëllezërit Gërvalla” me “Emin Duraku”, kap vlerën e rreth 193 mijë euro, ndërsa 5 rrugica që lidhin rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, me rrugën “Kadri Zeka”, Komunës së Ferizajt, 4 nga to, do t’i kushtojnë rreth 60 mijë euro, ndërsa njëra do të kushton 35 mij euro. Vetëm gjatë këtij gjashtmujori,është duke u punuar në 28 projekte, ndërsa nga e mërkura do të fillojnë edhe 19 rrugë të tjera e të cilat janë me participim të qytetarëve.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili dhe Drejtori i Planifikimi , Zhvillimit dhe Rindërtimit, Ardian Ferizi, kanë inspektuar këtë të martë punët që po zhvillohen në projekte të ndryshme.