
Ndërkaq qytetarët e interesuar potencuan se për moshat e reja kjo formë aplikimi është më e kapshme por sipas tyre është dashur të mendohet edhe për dikë që ka vështërsi në komunikime elektronike. Në mesin e tyre kishte edhe qytetarë që nuk ishin të informuar mjaftueshëm për fushat të cilat do të përkrahen.
E zyrtarët nga Agjencia për Zhvillim Rajonal ARDA sqaruan se do të ketë ndihmë dhe dy lloje të kontrollimeve për aplikacione.
Data 15 mars është data e fundit kur duhet të dorëzohen aplikacionet e plotësuara në mënyrë elektronike dhe personalisht në zyrat e kësaj Agjencie. 1 milionë euro janë të planifikuara për të mbështetur tri grupe të qytetarëve të interesuar , ata që duan të nisin ndonjë biznes dhe ata që tashmë duan të zgjerohen.
U theksua edhe një here se idetë për prodhime bujqësore dhe ato që kanë të bëjnë më ndërtimtari nuk do të financohen.
Qytetarë të interesuar ferizajas për të përfituar grante përmes Agjencisë për Zhvillim rajonal Lindje sot e kanë pasur rastin të ndjekin udhëzimet për aplikimin në grantet që do të jepen nga BE.