Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, mirëprita sot drejtuesit e infermierët nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Spitali Rajonal i Ferizajt, Qendra e Shëndetit Mendor në Ferizaj, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Ferizaj prirë nga Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, znj. Nexhmije Gori, ku shpreha falënderimin e përgëzimin për rolin historik, punën e përkushtimin e shërbimeve infermierike në Ferizaj e mbi të gjitha mbështetjen e pakursim për këtë profesion themelor në shërbimin shëndetësor për qytetarët.