Në prag të përfundimit të vitit fiskal 2011 drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit në Ferizaj, Mustafë Grainca ka kërkuar nga drejtorët e të Drejtorive komunale që të bëjnë një analizë për gjendjen e tyre buxhetore në të gjitha kategoritë ekonomike, në mënyrë që të jetë një pasqyrë reale te të gjithë drejtorëve për buxhetin e tyre.”Si zyrtarë autorizues që janë, për përmbylljen e vitit fiskal pa mbetje buxhetore -suficit, i cili mund të shfaqet në kategorinë e mallrave dhe shërbime dhe kategori tjera ekonomike, duhet të tregohen vigjilent në këtë proces buxhetor, sepse mundë të ndodhë që zyrtaret e financave të drejtorive përkatëse të mos jenë në funksion të përcjelljes së vazhdueshme të ecurisë së shpenzimeve buxhetore dhe si pasoj më pas të shfaqet mbetja buxhetore. Kjo kërkesë drejtuar zyrtarëve autorizues të programeve buxhetore do të jetë funksion të përmbylljes së vitit fiskal me efikasitet të lartë.”, ka thënë Grainca, duke shtuar se kjo kërkesë është akceptuar drejt nga drejtorët dhe ata po bashkëpunojnë me stafin.”Ata do ta kuptojnë qartë se sa kanë mjete për të gjitha kategoritë ende të lira që t’i shpenzojmë deri në fund të vitit atëherë kur është afati i fundit me 26 dhjetor”, ka sqaruar drejtori Grainca.
Numri një i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave në Ferizaj, Mustafë Grainca ka sqaruar se kjo punë e cila po bëhet është në të mirë të organizatës sonë buxhetore. U bë e ditur se kjo kërkesë e Graincës, është aprovuar nga Kryetari i Komunës Bajrush Xhemaili si dhe të gjithë drejtorët e drejtorive komunale.
Kjo është kërkesë e drejtorit të Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit, Mustafë Graincës që ka bërë në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve.