Në 13 shkolla fillore , ka filluar të bëhet renovimi i tyre, ndërsa në shkollat tjera ka filluar të bëhet përgatitja hixhieno-teknike. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berishës në të gjitha shkollat e komunës ka filluar të punohet në mënyrë intenzive në mënyrë që gjithçka të jetë gati për vitin e ri shkollor. “Besoj që punët janë ka shkojnë mirë, kemi dilema rreth objektit të ngritur në kate , tek shkolla fillore e Dardanisë , megjithatë edhe aty si duket punët janë ka shkojnë më mirë kohëve të fundit, pas vizitës që i kemi bërë me kryetarin e komunës z.Bajrush Xhemailin” , ka thënë drejtori Berisha, ndërsa ka shtuar se tek shkollat tjera ka qenë disa probleme të natyrave krejtësisht tjetër . “Në shkollën fillore në Prelez është bërë një ankesë dhe punëmarrësi është detyruar që të te pres në rrafshin ligjor, por ka filluar edhe atje në mënyrë intenzive përgatitja dhe të përfundojë gjithçka më kohë. Besoj se në të gjitha objektete ku janë renovimet e terësishme , të mos flasim për përgatitjet hixhieno-teknike ku të tjerat janë shumë në nivel” , është shprehur Berisha.
I pari i Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha , ka theksuar faktin, se me fillimin e vitit të ri mësimor, kushtet në të gjitha shkollat e komunës sonë do të jenë shumë më të favorshme dhe më të mira. “Vërtet do të krijohet një komoditet krejt tjetër fare për nxënësit, një hapsirë dhe një ambient më të pranueshëm për procesin edukativo-arsimor. Ndërsa përgatitjet hixhieno-teknike për shkollat të tjera sigurisht se do të kryhen konform përgjegjësive dhe obligimeve që kanë vet shkollat. Përgatitjet hixhiono teknike janë bërë në të gjitha shkollat përfshirë këtu të gjitha nivelet”, ka potencuar drejtori Berisha.
U bë e ditur se ka kërkesa nga disa shkolla për invertar gjë kjo e cila tashmë është përcjellur për në ministrinë e Arsimit, ndërsa më buxhet të komunës do të shohin për aty ku është e domosdoshme që të intervenohet.
Kanë filluar të bëhen të gjitha përgatitjet hixhieno-teknike të shkollave të komunës së Ferizajt.