Pavarësisht të reshurave të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët në gjithë terrtorin e Komunës së Ferizajt, janë të kalueshme.
Sipas drejtorit të Drejtorisë Komunale të Emergjencës në Ferizaj, Ibrahim Hysenit kompanitë kontraktuese nga komuna jonë, janë vazhdimisht në teren dhe po punojnë në pastrimin e rrugëve nga bora. “Në bazë të informacioneve që kemi edhe rrugët ne qytet, por edhe në fshatrat e komunës sonë janë të kalueshme”, tha Hyseni, duke bërë të ditur se pavarësisht asaj që janë të kalueshme ka vështirësi nëpër këto rrugë.
Këtë vit Komuna e Ferizajt, ka angazhuar tri kompani të cilat do të bëjnë pastrimin e rrugëve. Kompani “Pastërtia” do të bëjë pastrimin e të gjitha rrugëve të qytetit të Ferizajt, ndërsa “Eskavatori” dhe Rahovica Compani” do të bëjnë pastrimin e rrugëve të fshatrave të komunës së Ferizajt.
Drejtues të Drejtorisë Komunale të Emergjencës së Ferizajt, bëjnë të ditur se të gjitha rrugët e qytetit janë të kalueshme pavarësisht borës e cila po bije pa ndërprerë.