
Sipas drejtorit të kësaj kompanie Gazmend Bytyqit ekipet janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë vazhdimisht në pastrimin e rrugëve nga bora. “Në bazë të informacioneve që kemi edhe rrugët ne qytet, por edhe në fshtarat e komunës sonë janë të kalueshme.”, tha Bytyqi, duke bërë të ditur se pavarësisht asaj që janë të kalueshme ka vështerësi nëpër këto rrugë. “Aktualisht në bazë të kontratës që e kemi me komunën prej gjithsej 45 fshatrave na i kemi për obligim që 13 fshatra me kry shërbimi, ndërsa për rrugë të qytetit janë diku 33 rrugë prej gjithsej 374 rrugëve, andaj mendoj se kemi qenë të stërngarkuar, ndoshta edhe për shkak terrenit shumë të madh”, theksoi Bytyqi.
U bë e ditur se ekipet e kësaj kompanie janë vazhdimisht në terren dhe po bëjnë pastrimin e rrugëve nga bora pavarësisht të reshurave të vazhdueshme që po bien.
Drejtues të kompanisë “Pastërtia” në Ferizaj, bëjnë të ditur se të gjitha rrugët e qytetit janë të kalueshme pavarësisht borës e cila po bije pa ndërprerë.