Sipas drejtorit të Drejtorisë Komunale të Emergjencës në Ferizaj, Ibrahim Hysenit kompanitë kontraktuese nga komuna jonë, janë vazhdimisht në teren dhe po punojnë në pastrimin e rrugëve nga bora.
“Në bazë të informacioneve që kemi edhe rrugët ne qytet, por edhe në fshatrat e komunës sonë janë të kalueshme.”, tha Hyseni, duke bërë të ditur se pavarësisht asaj që janë të kalueshme ka vështirësi nëpër këto rrugë.
U bë e ditur se këtë vit Komuna e Ferizajt, ka angazhuar tri kompani të cilat do të bëjnë pastrimin e rrugëve. Kompani “Pastërtia” do të bëjë pastrimin e të gjitha rrugëve të qytetit të Ferizajt, ndërsa dy “Eskavatori” dhe Rahovica Compani” do të bëjnë pastrimin e rrugëve të fshatrave të komunës së Ferizajt.
Drejtues të Drejtorisë Komunale të Emergjencës së Ferizajt, bëjnë të ditur se të gjitha rrugët e qytetit janë të kalueshme pavarësisht borës e cila po bije pa ndërprerë.