Drejtoria Komunale e Emergjencës në Ferizaj, njofton të gjithë qytetarët ferizajas se të gjitha rrugët e qytetit në përjashtim të disa rrugicave nëpër qytet të gjitha rrugët janë të kalueshme. Kësaj herë përparësi më e madhe në pastrimin e borës i është dhënë fshatrave të Komunës së Ferizajt, ku është intervenuar gjatë ditës nga dy here në mënyrë që banorëve të zonave malore të kenë qarkullim. Gjatë ditës është intervenuar nga dy herë në fshatrat: Pleshinë, Kosinë dhe në Mirashë.
Përveç kompanisë ‘Pastërtia”, e cila bënë mirëmbajtjen e rrugëve nga bora në ndihmë janë dalur edhe katër kompani private siç janë : Eskavatori, Rahovica Company, Begisholli dhe Europarku. Nëse ndërpriten të reshurat e borës sigurisht se gjendja do të stabilizohet gjatë ditëve në vijmë.
Drejtoria Komunale e Emergjencës në Ferizajt, u bënë thirrje edhe të gjitha lokaleve afariste të cilat aferojnë në qendër të qytetit që të bëjnë pastrimin e borës nga trotuaret e tyre dhe të grumbullojnë që pastaj kompania “Pastërtia”të bënë edhe tërheqjen e saj.
Po ashtu u bëjmë thirrje të gjithë qytetarët që veturat e tyre të mos i parkojnë në rrugët kryesore të qytetit, por edhe në vendet ku nuk është e paraparë parkingu për shkak se mund të vije pa dashje edhe tek ndonjë aksident i mundshëm.
Lusim qytetarët që gjatë kësaj kohe nëse nuk kanë edhe çështje të rëndësishme që të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre në mënyrë që të mos vije deri tek ndonjë aksident në këtë kohë shumë të vështirë.
Ibrahim Hyseni- Drejtor i Drejtorisë së Emergjencës në Ferizaj
Drejtoria Komunale e Emergjencës në Ferizajt, u bënë thirrje edhe të gjitha lokaleve afariste të cilat aferojnë në qendër të qytetit që të bëjnë pastrimin e borës nga trotuaret e tyre dhe të grumbullojnë, që pastaj kompania “Pastërtia”të bënë edhe tërheqjen e saj. Po ashtu u bëjmë thirrje të gjithë qytetarët që veturat e tyre të mos i parkojnë në rrugët kryesore të qytetit, por edhe në vendet ku nuk është e paraparë parkingu, për shkak se mund të vije pa dashje edhe tek ndonjë aksident i mundshëm.