Të dashur qytetarë, tani më jemi në prag të festës së 28 Shtatorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt,
27/09/2023 15:58
Punonjësit e NPL “Ambienti” gjatë kësaj jave kanë qenë shumë të angazhuar dhe kanë treguar një kujdes të veçantë në mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve, mirëmbajtjen e lapidarëve, pastrimin dhe larjen e tyre, gjithashtu në vendosjen e flamujve të rinjë në të gjitha lapidarët e dëshmorëve në Komunën e Ferizajt.
Vendosja e flamujve të rinj nëpër lapidare dhe kujdesi ndaj dëshmorëve, mendojmë që është një mënyrë për të nderuar dhe ruajtur kujtimin e tyre, njejtën kohë japin një freski dhe ngjallin ndjenjën e përkushtimit ndaj atyre që kanë sakrifikuar jetën për lirinë tonë.