Ditëve të fundit, në rrjetin social “Instagram” është hapur një faqe me emrin “komuna_ferizajt”, faqe kjo false, që nuk menaxhohet nga zyrtarët kompetentë të Komunës së Ferizajt, porse siç duket ka synime dashakëqija politike, për të prezantuar të pavërteta, nën emrin dhe llogon e Komunës së Ferizajt.
Tentativat e tilla për të mashtruar qytetarët, flasin qartë për qyqarllëkun e ideatorëve dhe menaxhuesve të kësaj faqe, që përmes të pavërtetave që lansojnë tentojnë të krijojnë një bindje të rreme tek qytetarët. Mirëpo, janë qytetarët, ata që fare qartë dallojnë e çmojnë punët e mira të kryera nën qeverisjen e Kryetarit Agim Aliu, e të tilla faqe të rreme, natyrisht, qytetarët i përbuzin me neveri.
Andaj, të dashur ferizajas, ju lutem ta RAPORTONI këtë faqe të rreme, jozyrtare e dashakeqe, që të mos bini pre e të pavërtetave që lanson, dhe njëkohësisht ftojmë organet e specializuara brenda Policisë së Kosovës që të kryejnë hetimet e nevojshme konform legjislacionit në fuqi, rast që me patjetër do të denoncohet edhe nga Zyra e Informimit në Komunën e Ferizajt, pranë organeve të sigurisë.