Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, thotë se në takimin e Stambollit është arritur pajtushmëri, që në faza të caktuara të bëhet revidimi i planeve urbane, për të cilat ka pajtushmëri të plotë edhe nga grupi i eksperteve te komunës, por edhe nga Drejtoria e Urbanizimit. Aliu ka shtuar se gjatë punës është parë që planet zhvillimore komunale dhe planet zhvillimore urbane, kanë arsye të ndryshohën sepse shpesh gjatë hartimit të tyre, nuk janë angazhuar të gjithë parametrat, të gjithë bartësit e procesit.
"Un-Habitati së bashku me komunën janë duke shqyrtuar mundësinë që në faza të caktuara të bëjnë revidimin e planeve urbane dhe kjo ishte një ndër temat që ne i diskutuam në Stamboll, së bashku me këmbimin e përvojave" ka thënë Aliu, për të shtuar se Ferizaj, nuk është komuna e vetme që do ta shikoi mundësinë e revidimit të këtyre planeve, por që ky proces do të kaloi nëpër debate dhe konform ligjit për planifikimin hapësinor.
Për më tepër, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, thotë se nga UN-Habitati, komuna e Ferizajt ka qenë përfituese vite me radhë dhe se qëllimi i kësaj vizite lidhet edhe me shkëmbimin e përvojave në mes komunave të Kosovës dhe qyteteve të Turqisë.
"UN-Habitat ka qenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta me komunën e Ferizajt në disa projekte, si në planet rregulllative urbane, planin zhvillimor komunale dhe ate zhvillimor urban, ku dihet se komuna e Ferizajt është komuna e parë në Republikën e Kosovës që e ka përmbyll një proces të tillë" ka thënë Aliu.
Komuna e Ferizajt tashmë gëzon një projekt ambiental që është jetësuar nga bashkëpunimi me UN-Habitatin, në rregullimin e shtratit të lumit Nerodime, ndërsa faza tjetër e këtij projekti pritet që të realizohet gjatë këtij viti me mjetet e Minstrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH).
Kryetari Aliu ka vënë në dukje se tashmë kjo misitri ka ndarë 500 mijë euro për vazhdimin e këtij projekti nga "Ura e Dudit" deri tek "Ura e Islamit" .
" Pjesë e debatit ishte edhe kjo, sespe në këtë konferencë të organizuar nga UN-Habitat, përveç qyteteve partnere që janë me këtë organizatë, kanë qenë edhe ministritë e linjës, ku është arritur pajtushmëri që të vazhdohet edhe në të ardhmen me këso projekte" ka nënvizuar Aliu.
Ndryshe, kryetari Aliu, thotë se shembulli i Stambollit, është shembulli më i mirë për transformimin urban, është shembull i mirë edhe i zhvillimit ekonomike, model për ne dhe shumë shtete të Evropës.
Komuna e Ferizajt dhe UN-Habitat do të bashkëpunojnë ngusht në jetësimin e projekteve të ndryshme, ndërsa në takimin e fundit të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, mësohet se kjo organizatë do të japë kontributin e saj edhe në ndryshimin e planeve urbane konform zhvillimeve.