Takime Konsultative rreth hartimit të Projekt-Buxhetit për vitin 2012-2014
Me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, siç është Projekt-Buxheti për vitin 2012-2014, Kryetari i Komunës, Bajrush Xhemaili fton qytetarët e Komunës së Ferizajt në takime konsultative duke filluar nga e hëna deri të dielën në lokacionet e shënuara më poshtë:
Me datë 22 gusht 2011 ( e hënë ), në ora 16:00, në objektin e shkollës fillore ,, Jeronim De Rada‘’ do të mbahet takimi me qytetarët e rajonit të parë të qytetit.
Me datë 22 gusht 2011 ( e hënë ), në ora 18:00, në shkollën fillore ,, Ahmet Hoxha ‘’ do të mbahet takimi me qytetarët e rajonit të dytë të qytetit.
Me datë 23 gusht ( e marte) ne ora 16.00 në shkollën fillore ,, Astrit Bytyqi’’ do të mbahet takimi me qytetarët e rajonit të tretë të qytetit.
Me datë 23 gusht ( e marte) ne ora 18.00 në shkollën fillore ,, Ganimete Tërbeshi” do të mbahet takimi me qytetarët e rajonit të katërt të qytetit.
Me datë 24 gusht ( e mërkurë) ne ora 16.00 ne objektin e shkolles se re në lagjen e Omurajve do te mbahet takimi me banoret e fshatit Gaçkë, Greme dhe Burrnik.
Me datë 24 gusht ( e mërkurë) në ora 18.00 në objektin e shkollës fillore në Zaskok, do të mbahet takim me banorët e fshatit: Doganaj, Zaskok, Pleshinë.
Me datë 25 gusht ( e ejte) ne ora 16.00 në objektin e shkollës fillore të Nerodime do të mbahet takim me banorët e fshatit: Jezerc, Nerodime e Poshtme, Nerodime e Epërme. Manastirc dhe Balaj
Me datë 25 gusht ( e ejte) ne ora 18.00 në objektin e shkollës fillore të Slivovës do të mbahet takim me banorët e fshatit: Dremjak, Lloshkobare, Slivovë dhe Koshare.
Me datë 26 gusht ( e premte) ne ora 16.00 në objektin e shkollës fillore në Prelez të Jerlive do të mbahet takim me banorët e fshatit: Muhoc, Talinovc i Jerlive dhe Prelez i Jerlive
Me datë 26 gusht ( e premte) ne ora 18.00 në objektin e shkollës fillore në Surqinë do të mbahet takim me banorët e fshatit: Tërrn, Bablak, Prelez i Muhagjerve, Surqinë, Cërnill, Mirash dhe Fushë e Madhe
Me datë 27 gusht ( e Shtune) ne ora 16.00 në objektin e shkollës fillore në Softaj do të mbahet takim me banorët e fshatit: Talinovc i Muhaxherve, Sazli, Softaj, Mirosalë, Rahovicë, Papaz, dhe Pojat.
Me datë 27 gusht ( e Shtune) ne ora 18.00 në objektin e shkollës fillore në Sojevë do të mbahet takim me banorët e fshatit: Bibaj, Fshat i Vjetër, Sojevë, Zllatar dhe Dardani.
Me datë 28 gusht ( e Diele) ne ora 16.00 në objektin e shkollës fillore ,, Besim Rexhepi” në Komogllavë do të mbahet takim me banorët e fshatit: Nekadim, Varosh, Gërlic, Rakaj dhe Komogllavë.
Pjesëmarrja e Juaj, të dashur bashkëqytetarë, do të jetë në funksion të dhënies së ideve e propozimeve për hartimin sa më cilësor të projekteve zhvillimore për Komunën e Ferizajt dhe do të jetë mundësi që ju të jeni ata që do të vendosni për të ardhmen Tuaj.
Me respekt, Bajrush Xhemaili, Kryetar i Komunës
Ferizaj, gusht 2011
Me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, siç është Projekt-Buxheti për vitin 2012-2014, Kryetari i Komunës, Bajrush Xhemaili fton qytetarët e Komunës së Ferizajt në takime konsultative duke filluar nga e hëna deri të dielën në lokacionet e shënuara më poshtë