Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim vëllazëror dhe miqësor me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, si dhe me këshilltarin e tij, Kastriot Noli.
Gjatë takimit, palët zhvilluan një bisedë të këndshme dhe të paharrueshme, duke diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale në të ardhmen e afërt.
Pas takimit, kryetari Aliu dhe delegacioni shqiptar realizuan edhe një shëtitje në sheshin e qytetit, ku ndanë ide dhe vizione të përbashkëta për projekte dhe iniciativa që synojnë avancimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve të të dy vendeve.