
Këto reagime nuk kanë qenë pozitive sa i përket realizimit të këtij projekti dhe për këtë arsye Svarqa dhe Kadriu dolën sot para kamerave për të diskutuar rreth legjitimitetit të realizimit të këtij spitali.
“Ne kontribut te rritjes së transparencës se komunës drejt shërbimeve publike, ne i kemi dërguar një letër të hapur kryetarit duke vlerësuar iniciativën e komunës për tërheqjen e investitoreve. Ne e dimë që kjo klinikë do të kryej privatisht veprime mjekësore në Ferizaj dhe ajo cka kërkojmë ne është që të bëhen publike procedurat, dhe të dimë se a janë respektuar ato. Nuk kemi akuzuar që ky investitor është fiktiv, dhe se ka shkelje, vetëm kërkojmë që të bëhen publike këto informata.” tha Arbër Kadriu, drejtor ekzekutiv i INPO.
Nga ana tjetër kreu i komunës së Ferizajt, Muharrem Svaqa është shprehur se janë respektuar të gjitha procedurat të cilat kanë qenë të parapara.
“Nuk është e vërtetë që nuk janë bërë publike, kjo procedurë ka kaluar nëpër kuvend dhe sipas ligjit të prokurimit 04 L43 i cili është në fuqi dhe janë respektuar procedurat, 20 ditë ka qenë e ngritur në sistem dhe çdo qytetar brenda dhe jashtë vendit ka pasur mundësi të konkurojë.” tha Svarqa.
Ndërsa sa i përket qirasë të cilën do e paguaj kjo klinikë për shfrytëzimin e hapësirës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Svarqa tha se qiraja sipas përfundimit të procedurës është 2850 euro në muaj që për dy vite kapë shumën rreth 68 mijë euro.
“Investitori ka shprehur interesimin për 2 milion euro por kontrata është bërë për 1 milion. Qëllimi ynë ka qenë që ta sjellim këtë klinike në Ferizaj dhe qytetaret të trajtojnë sëmundjet e syrit pa pasur nevojë që të dalin jashtë vendit.” tha Svarqa për gazetarët.
Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e një spitali privat, përkatësisht Klinikës Indiane të Syrit brenda hapësirës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka pasur reagime nga opozita e madje edhe nga shoqëria civile.