Këtë të hënë dega e Partisë Demokratike të Kosovës, në Ferizaj, ka akuzuar kreun e komunës së Ferizajt, kinse , kohëve të fundit po zbaton një fushatë të diferencimit politik, shantazheve dhe kërcënimeve ndaj qytetarëve të Ferizajt.
Por i pari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë deklaratë e ka quajtur qesharake.
“Është qesharake kjo punë, për shkak se unë kam pasur kohë të mjaftueshme, nëse kam mendu që dikush, kishte me qenë ai që është dashur, që për bindje politike të largohet nga puna, në këtë drejtim asnjë veprim të vetëm nuk e kam bërë për bindje politike dhe mendoj se nuk ka nevojë që të ketë, këso reagime, sepse nuk është në praktikën time që të përdore taktika të PDK-së të cilat, të cilat janë përdorur gjatë qeverisjes së tyre”, është shprehur kryetari Svarqa, duke thënë se ai është i interesuar që të ketë punë sa më efektive në institucionin që ai drejton.
“Unë absolut nuk i përgjigjem këtyre formave me mënyrën e njëjtë, nëse ka fakte natyrisht se do të thuhen se ku janë ato, ndërkaq për qëllim të funksionalizmit të shtetit, natyrisht se jam i interesuar që secilin që të kryeje punën e vet brenda orarit të punës dhe brenda kompetencave dhe përgjegjësive që kanë pavarësisht bindjeve të tyre politike, ndërkaq bindjet përcaktimet e tyre jashtë orarit të punës janë një e drejtë legjitime e secilit njeri dhe nuk përkojnë apsulutisht me institucione dhe me as njerëzit që ushtrojnë funksione të rëndësishme këtu”, ka përfunduar Svarqa.
Kreu i komunës së Ferizajt, akuzat e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, i ka quajtur qesharake.