Drejtorja e Administratës së Përgjithshme Aurora Ramadani, gjatë ditës së sotme në një konferencë për medie ka paraqitur sukseset dhe të arriturat e drejtorisë së saj, gjatë këtij vitit.
Sipas saj Drejtoria e Administratës është përkushtuar që të zbatojë zotimet e platformës qeverisëse të kryetarit Agim Aliu, duke u angazhuar në rritjen dhe përkushtimin e disiplinës në respektimin e procedurave dhe ligjeve, në llogaridhënie, përgjegjshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm dhe mbi të gjitha angazhim maksimal në ofrimin e shërbimeve administrative sa më cilësore dhe të shpejta për qytetarët.
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, këtë vit ka miratuar edhe Rregulloren për organizimin, Funksionim dhe bashkëpunim e Komunës më fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Ferizajt, si dhe ka miratuar edhe Kodin Etik.
Drejtorja e Administratës së Përgjithshme Aurora Ramadani, ka bërë të ditur se në objektin e komunës është bërë edhe riorganizimi i Zyrës Pritëse, tatimit në Pronë, Zyra e Zhvillimit Ekonomik dhe Zyrën e Kurorëzimeve.